Bashkia e Tiranës nxjerr vendimin për taksitë e licencuara – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Bashkia e kryeqytetit ka nxjerrë një projektvendim në lidhje me plotësimin e kërkesave të sindikatës së shoferëve të taksive. Kështu është caktuar që numri maksimal i licencave taksi 4+1, do të jetë 300 dhe për taksitë 8+1, do të jetë 200. Bashkia ka përcaktuar gjithashtu në vendimin e saj, të gjitha vendqëndrimet si për taksitë që janë në lëvizje ashtu edhe për ato që qëndrojnë në një vend. Përsa i përket kërkesave të tjera të sindikatës së taksive të kryeqytetit, ato mbeten jashtë kompetencave të bashkisë./tvklan.al