Bashkia e Tiranës organizon kampin veror “Sport Fest”
Ngritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila u jep të gjithë vogëlushëve një mundësi për të kaluar ditët e nxehta në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese. Në kuadër të projekteve të jetesës aktive, Bashkia e Tiranës ka organizuar kampin veror “Sport Fest”.
Fëmijë të grupmoshave të ndryshme po e kalojnë këtë verë të nxehtë tek Liqeni, nën hijet e pemëve dhe flladet freskuese në kampin e verës, i cili në pjesën e parë të ditës gjallërohet nga aktivitete sportive, edukative dhe kulturore për fëmijë të shtresave të ndryshme sociale.
Gjithashtu ata kanë mundësi që të njihen edhe me MOBIKE, të cilat stacionohen pranë kampit për të pedaluar në rrugët e reja të biçikletave në park. Në orët e pasdites, stafetën e marrin aktivitetet për të rinj me muzikë Live, DJ, string art, special guests, etj. Fëmijë apo i rritur takimi këtë verë është te Kampi “Sport Fest”.
/tvklan.al