19:50 06/04/2014Pas deklaratave te kryeministrit Rama në Durrës ka ardhur një reagim i Bashkisë së Tiranës.Në një deklaratë për mediat thuhet se Rama i qau hallin ish- nënkryetarit të tij të Bashkisë se nuk e ka të hipotekuar pallatin.Bashkia e Tiranës deklaron se ka pajisur me leje përdorimi 180 objekte deri më sot, duke u mundësuar 40 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre.Sipas Bashkisë janë në fazat finale të përfundimit të procesit edhe 65 objekte të tjera, të ndërtuara po në shkelje të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 14 mijë qytetarë të Tiranës.Në njoftim përmenden edhe 132 objekte të tjera, me një problematikë e cila kryesisht konsiston në mungesën fizike të ndërtuesve, mungesën juridike apo në mungesën e vullnetit për legalizim.