Bashkia e Tiranës, sheshi Skënderbej – (2 Gusht 1999)


Bashkia e Tiranës, sheshi Skënderbej – (2 Gusht 1999)

21:42 02/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bashkia të vetmin fond që ka të sajinprej 70 milion lekësh të mbledhura nga taksat e vë në dispozicion për riparimin e bulevardit tejet të amortizuar të Tiranës, për shkak të kalimit të makinave me tonazh të lartë. Një projekt special duke ditur që të gjitha rrugët tona kanë si difekt aftësinë mbajtëse. Ky projekt përfshin rrugën nga Universiteti e deri tek Stacioni i Trenit. Nënkryetari i Bashkisë sqaron rreth këtij projekti.

Ramiz Balla, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë:- “Në mendojmë të investojmë vetëm tek sheshi qëndror. Aq janë mundësit tona si bashki, rreth 70 milion lekë për zëvendësimin e shtresës së bulevardit dhe të sheshit që tashmë është mjaftë e dëmtuar. Mendojmë që ta ndryshojmë edhe trukturën e pllakës ekzistuese. Ky projekt parashikon edhe riparimin e shatrivaneve, përmirësimin e teknologjisë që ato kanë tani, që të funksionojnë në rregull gjatë 24 orëshit. Për sheshin qëndror do të futim edhe artist të tjerë, piktorët që të japin një dekor sa më të bukur sheshit qëndror”.

E gjithë kjo pas përfundimit të projektit, realitet bëhet së bashku me investimet në fillimin e vitit të ardhshëm./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme