Bashkia e Tiranës shpërndan lodra për fëmijët – (28 Tetor 2000)


Bashkia e Tiranës shpërndan lodra për fëmijët – (28 Tetor 2000)

11:32 28/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

600 pako me lodra dhe ushqime, janë ndarë sot për fëmijët e ciklit të ulët në shkollën 8-vjeçare “Abdulla Keta”, në zonën pranë uzinës së autotraktorëve në Tiranë. Këto pako, janë ndarë si ndihmë për festat e fundvitit, nga bashkia e Tiranës, me iniciativë të vetë kryetarit të saj Edi Rama, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës dhe fondacionin austriak Hiksuerg.

Këto pako përmbajnë lodra për fëmijë, ushqime etj. Këto ndihma janë ndarë për fëmijët nën përkujdesjen e vetë drejtorit të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, zotit Shkëlqim Daja./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme