Bashkia e Tiranës, vjelja e taksave – (15 Nëntor 1999)


Bashkia e Tiranës, vjelja e taksave – (15 Nëntor 1999)

22:29 15/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

380 milion lekë të reja janë të ardhurat e Bashkisë në 10 mujorin e këtij viti, të ardhura këto që vijnë nga vjelja e taksave dhe tarifave në subjekte të ndryshme, që i mbledh Bashkia me degën e veçantë të saj. Vetëm ditën e fundit të Tetorit janë arkëtuar nga kjo taksë 80 mijë lëkë.

Deri në fund të vitit mendohet të shtohen rreth 30 milion lekë të reja. Të gjitha këto shkojnë për shërbime të Bashkisë dhe shërbimet publike të qytetit Tiranë. Skënder Haderaj Drejtor i Financës shpjegon për TV Klan.

Skënder Haderaj:- “Në vitin 1999 si Bashki ish planifikuar të realizohej një fond prej rreth 430 lekë të reja nga taksat lokale. Këto të ardhura përdoren për përballimin e nevoja më emergjente dhe më të domosdoshme që ka Bashkia, që janë për ndërmarrjet e sistemit të shërbimit publik, ndërmarrja e pastrimit, ndriçimit publik dhe shpenzime të domosdoshme për mirëmbajtjen e aparatit të Bashkisë. Në qoftë se në vitin ‘97 ishin planifikuar rreth 280 milion lekë të ardhura për vitin ‘98 u realizuan rreth 390 milion lekë të ardhura, për vitin ‘99 janë planifikuar 430 milion të ardhura, ndërkohë që pretendimi është që të këtë një realizim akoma më të madh”.

Rritja e kompetencave Bashkisë fuqizon dhe bashkon mundësinë e tërheqjes gjithnjë të parave nga buxheti i shtetit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme