Bashkia Fier i jep qytetit tjetër pamje me dekorin e Vitit të Ri (24 Dhjetor 2000)
Për festat e fundvitit Bashkia Fier ka përgatitur për herë të parë si asnjëherë tjetër dekorin e qytetit. Këtu përfshihen instalime ndriçuese në sheshin qëndor dhe në rrugët kryesore. Gjithashtu është vendosur dhe bredhi tradicional i vitit të ri i cili i jep bulevardit kryesor një bukuri të veçantë. Mësohet se bashkia ka harxhuar një fond prej 3 milionë lekësh për të gjithë dekorin e Vitit të Ri. Atmosferës festive i shtohen dhe zbukurimet që kanë bërë vetë tregtarët në dyqanet e tyre./tvklan.al