Bashkia fillon ndërtimin e rrugëve – (17 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve janë në garë se kush i përfundon më parë dhe më mirë merimetimet e rrugëve. Kjo e fundit që përfaqëson qeverinë i është futur me aksion meremetimit të rrugëve nacionale brenda një dite. Edhe Bashkia e Tiranës ka nisur gjatë këtyre ditëve të njëjtën gjë, duke ndërhyrë në disa rrugë kryesore, si rruga tek shkolla “Petro Nini Luarasi”, tek shkolla “Vasil Shanto”, rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Tefta Tashko” etj.
Sot kryebashkiaku Brojka ka parë nga afër cilësinë e punimeve. Ne tha ai, nuk punojmë me aksion sa për të kaluar radhën, por punojmë në bazë të projekteve dhe kontratave të përcaktuara. Pra kësaj here lufta politike për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të paktën po kontribuon për të ndërtuar më në fund disa nga rrugët e shkatërruara të vendit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego