Bashkia, fushatë ndërgjegjësimi për diferencimin e mbetjeve


Bashkia, fushatë ndërgjegjësimi për diferencimin e mbetjeve

15:19 21/11/2016 https://youtu.be/Cbo42Czhl4Q

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” janë të parët që kanë zhvilluar orë mësimore ndërgjegjësuese për ndarjen mbetjeve në burim.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se kryeqytetetasit do të kenë mundësi që të ndajnë që në shtëpi mbetjet e riciklueshme dhe ato të pariciklueshme, duke kontribuar për një mjedis më të pastër.

“Tirana është sot qyteti më i pastër në Shqipëri. Por, mendoj se mund të bëjmë më mirë, e me këtë fazë të re do ta çojmë Tiranën nga qyteti më i pastër në Shqipëri, në qytetin më të pastër në të gjithë rajonin. Siç fillojmë sot në këtë shkollë do të nisim të njëjtën fushatë në të gjitha shkollat e Tiranës, shpresojmë që fëmijët do të jenë të parët që do të çojnë në çdo familje mesazhin e ndarjes së mbetjeve në burim”.

Në përfundim të fushatës ndërgjegjësuese do të nisë shpërndarja e kontenjerëve blu dhe të gjelbër në të gjithë Tiranën. 144 mijë fëmijë do të marrin informacion në të gjitha shkollat publike dhe private në qendër të qytetit, për mënyrën e ndarjen se mbetjeve në burim.

Tv Klan






Të ngjashme