Bashkia fushatë sensibilizuese për emergjencat


Bashkia fushatë sensibilizuese për emergjencat

15:10 22/08/2017 https://youtu.be/Fz96E-Fk2-A

Nisur nga rastet e shumta të emergjencave që i është dashur të përballet kryeqytetit gjatë këtij viti, si për shkak të dimrit me temperatura të acarta dhe përmbytje ashtu dhe vera me temperatura përvëluese që shkaktuan shumë zjarre, e ka detyruar  bashkinë e Tiranës të nisë një fushatë sensibilizuese për përballimin e situatave të tilla të japin kontribut dhe qytetaret.

Më vjen mirë që për herë të parë kemi një model tjetër të të bërit të gjërave, ku nuk vëmë gishtin se çfarë nuk funksionon, por japim një kontribut. Dikush mund të thotë se nuk është perfekt, por kjo është një mënyrë se si mund të ngremë një model që bashkëpunon me strukturat shtetërore. Ndaj i jam një mijë herë mirënjohës shërbimit ‘ERA’ për ato një mijë jetë që shpëtohen çdo vit në Tiranë, falë ndërhyrjes tuaj në bashkëpunim me urgjencat publike

”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Fushata do të përqendrohet në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze me institucionet arsimore.

Mezi pres ta shikoj se si kjo punë të mund të kthehet në një fenomen ngjitës edhe për shërbimin publik, jo vetëm në Tiranë që ka ecur përpara, por edhe në hapësira të tjera. Mezi pres gjithashtu që ky bashkëpunim, i cili ka filluar në aksin nga Sheshi Skënderbej drejt Kombinatit, duke përfshirë Rr. e Kavajës, akset kryesore rreth 21 Dhjetorit, një pjesë të Unazës deri në autostradë, të shtrihet në më shumë territore të vendit

”, tha Veliaj.

Në funksion të sensibilizimit për rreziqet nga aksidentet dhe disiplinimit të qytetarëve, bashkia ka ndërmarrë dhe disa hapa teë tjerë si vendosja në akset dhe kryqëzimet kryesore i kangjellave, por dhe ndërtimi i mbikalimeve në unazën e madhe të Tiranës./Tv Klan





Të ngjashme