Bashkia: Gati investimi për shkollë të re në Kombinat
Javën e ardhshme Bashkia e Tiranës do të nis nga puna ndërtimin e një shkolle të re për zonën e Kombinatit.
Këtë lajm të mirë, Kryebashkiaku e dha ndërsa përuroi përfundimin e punimeve në rrugën “Hami Cenoimeri”, e cila do t’u vijë në ndihmë 2 mijë banorëve të zonës.
Rruga “Hamdi Cenoimeri” përshkon një zonë me banesa private, duke kaluar në një zonë informale midis kodrave të Selitës dhe atyre të Sharrës dhe të çon tek liqeni i Vaqarrit, në juglindje të Kombinatit.
Tv Klan