Bashkia Korçë merr nismën për vrasjen e qenve të rrugës (19 Gusht 2000)


Bashkia Korçë merr nismën për vrasjen e qenve të rrugës (19 Gusht 2000)

12:20 19/08/2000

15 qen të rrugës janë ekzekutuar ditët e fundit në Korçë. Fatin e zi e kanë provuar të parët ato që vërtiten tek thertorja për ndonjë kockë. Dy vitet e fundit gjuetarët e rrethit kanë vrarë 400 qen, por ato përsëri vazhdojnë të shumohen. Fëmijët korçarë nuk e kanë për gjë të luajnë me këto kafshë duke marrë prej tyre dhe sëmundje të ndryshme.

Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar të bashkisë vëren:

“Ky është një problem shumë i mprehtë që mbart në vetvete rreziqe në përhapjen e shumë sëmundjeve. Domethënë ka mjaft probleme të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerezve, veçanërisht tek fëmijët. Prandaj lutemi qytetarëve që qentë e luksit apo qentë e gjahut dhe qentë roje t’i mbajnë të mbyllur.”

Ende në Shqipëri nuk ka qendra grumbullimi dhe trajtimi të qenve rrugaçë. Për këto arsye këto kafshë i pret çiftja. Bashkia ka kërkuar nga qytetarët që zagarët e gjuetisë dhe qentë e shtëpisë të mos lëshohen rrugëve. Në të kundërt mundet që dhe ata të ekzekutohen dhe të përfundojnë në gropë jashtë qytetit./tvklan.al






Të ngjashme