Bashkia Korçë në balotazh (2 Tetor 2000)


Bashkia Korçë në balotazh (2 Tetor 2000)

15:28 02/10/2000

Në Prefekturën e Korçës janë në përfundim dorëzimi dhe përfundimi i dokumentave nga qendrat e votimit. Komisioni zgjedhor i bashkisë njofton: Bashkia e Korçës kalon në balotazh pasi kandidati i PS-së ka marrë vetëm 49% të votave, ndërsa Bashkia e Maliqit është fituar nga Partia Socialiste.

Nga 14 komunat e Korçës, PS ka fituar vetëm 2 komuna. Po dy ka fituar dhe Partia Demokratike. Ndërsa 9 komuna dalin në balotazh. Për një komunë nuk ka përfunduar ende dorëzimi i dokumentacionit.

Në rrethin e Pogradecit ka fituar Partia Socialiste me rreth 50% të votave kundrejt 26% të Partisë Demokratike si dhe 4 komuna, ndërsa 3 të tjera janë në balotazh./tvklan.al






Të ngjashme