Bashkia mbledhje për KRT-në (16 Janar 1999)


Bashkia mbledhje për KRT-në (16 Janar 1999)

16:21 16/01/1999

KRT-ja e Tiranës është kundër vendimeve të fundit të Këshillit të Rregullimit të Territoreve të Shqipërisë për pezullimin e 160 vendimeve për leje ndërtimi në kryeqytet. Sipas nënkryetarit te Bashkise, Ramiz Balla një masë e tillë pritet të ketë efekte negative. Gjatë mbledhjes së sotme nënkryetari Balla shtoi:

Kam rreth 160 leje, i thonë miliona e miliona dollarë që presin të investojnë, i thonë qindra njerëz të punësuar që do të ngelen pa punë. Dhe kjo nuk është pak për situatën që ne po kalojmë. Për të krijuar një KRT e re, kjo nuk varet fare nga ne. Me ligjin e ri KRT-ja e re të qytetit e miraton Ministrja e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Deri tani nuk na ka ardhur ndonjë KRT e miratuar. Megjithatë, në ligj është pak absurditet. KRT-ja duhet t’a propozojë Këshilli Bashkiak.
Këshilli Bashkiak me ligjin e vet për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal nuk propozon, është organ vetëm vendimmarrës. As ne vetë nuk e kuptojmë, është një ligj që centralizon akoma më tepër pushtetin lokal, janë ca veprime absurde për mendimin tim të ndikuar dhe nga interesa personale të personave të caktuar që do t’i vuajë një pjesë e mirë e biznesmeneve dhe fuqisë punëtore të qytetit të Tiranës.”
/tvklan.al






Të ngjashme