Bashkia Shkodër jep informacion për përmbytjet dhe u bën thirrje qytetarëve: Merrni masa, situata po përkeqësohet


Bashkia Shkodër jep informacion për përmbytjet dhe u bën thirrje qytetarëve: Merrni masa, situata po përkeqësohet

14:43 09/01/2021

Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 09.01.2021, ora14.00

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 09.01.2021, ora 14.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 14.00, shënon kuotën 6.26 m.(Kuota max 6.30 m)

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.00,shënon 8.38 m.(Kuota max 8.70 m)

• Hidrometri i lumit Drin në orën 14.00,shënon kuotën 6.85 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1585 Ha

1. Tokë e pakultivuar 490 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha

3. Grurë 55 Ha

4. Bimë dekorative 40 Ha

5.Pemtore 2 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

• Tokë e pakultivuar 200 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha

• Grurë 20 Ha

• Pemtore 2 Ha

Nj.A Dajç

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :

• Tokë e pakultivuar 245 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha

• Bimë dekorative 40 Ha

• Grurë 35 Ha

2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri i Zi

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

• Tokë e pakultivuar 5 Ha

• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

• Tokë e pakultivuar 10 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha

2. Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

• Tokë e pakultivuar 30 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen./tvklan.al






Të ngjashme