Bashkia Tiranë anullon kontratën për firmën që pastron kryeqytetin (8 Nentor 2000)


Bashkia Tiranë anullon kontratën për firmën që pastron kryeqytetin (8 Nentor 2000)

10:59 08/11/2000

Firma austriake që pastron pjesën perëndimore të Tiranës, ka rreth një vit që punon në Shqipëri. Disa ditë para se të ndërrrojë këshilli bashkiak, u firmos një kontratë me këtë firmë që ajo të punojë dhe 5 vite të tjera. Këtë kontratë e ka anulluar së fundmi këshilli i ri bashkiak pasi procedurat e tenderimit nuk kanë qenë të rregullta. Për këtë, drejtori i Punëve Publike pranë Bashkisë së Tiranës Elvin Treza, sqaron:

“Problemi është që Bashkia e Tiranës ka gjetur një tender të zhvilluar nga një komision tenderi i bërë më shumë shpejtësi i cili kishte disa mangësi të cilat janë vënë re nga Angjencia e Prokurorimit Publik e cila me një shkresë që na ka dërguar na tregon se kjo firmë e cila pastron pjesën perëndimore të qytetit nuk ka licensë nga Ministria e Punëve Publike dhe e ka zëvendësuar këtë me disa dokumente të tjera të cilat nga pikëpamja ligjore nuk e zëvendësojnë këtë dhe nga ana tjetër gjatë zhvillimit të tenderit juristja ka firmosur duke kërkuar anullimin e procedurave. Për këtë arsye stafi i ri drejtues i Tiranëska vendosur anullimin e kësaj procedure tenderi dhe rifillimin e menjëhershëm të një procedure të re e cila presupozon që të gjitha firmat shqiptare dhe të huaja do të vihen në garë për pastrimin e pjesës perëndimore duke mos përjashtuar as dhe këtë firmë e cila ka të drejtën si gjitha firmat e tjera të marrë pjesë në këtë tender.”

Firma austriake do të vazhdojë të pastrojë Tiranën deri në fund të këtij viti, por për vitin e ardhshëm tenderi do të ribëhet. Procedurat e tij do të zbatohen nga drejtoria juridike pranë Bashkisë së Tiranës e cila ka në këtë rast për herë të parë kompetenca të plota./tvklan.al






Të ngjashme