Bashkia Tiranë i kundërpërgjigjet akuzave të Gaqo Apostolit (21 Gusht 1998)


Bashkia Tiranë i kundërpërgjigjet akuzave të Gaqo Apostolit (21 Gusht 1998)

11:21 21/08/1998

Nënkryetari Ramiz Balla i kundërpërgjigjet ministrit Gaqo Apostoli se nuk kanë vjedhur para nga fondet publike. Dje ministri i punëve Publike Apostoli akuzonte kryebashkiakun Albert Brojka për abuzim të fondeve publike. Brojka ndodhet për një vizitë zyrtare në Hollandë por akuzat e ministrit Apostoli i mohoi sot zëvëndësi i Brojkës, Balla.

“Dokumentat që ne kemi bërë për të gjitha prokurimet janë në bashki dhe Kontrolli i Shtetit, Prokuroria dhe kushdo mund të vijë të kontrollojë. Ministri Apostoli nuk ka informacione të sakta për punën që ka bërë bashkia dhe akuzat e tij janë alogjike. Me rrugët e qytetit duhet të merret bashkia dhe jo ministria.”

Përsa i përket historisë së dy rrugëve për të cilën ministri ngriti akuza, Balla tha se ministri nuk ka informacione të sakta. Bashkia ka bërë pesë segmente rruge dhe janë vazhdim investimesh që nga viti 1997./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme