Bashkia Tiranë lëvron fonde për Qendrën e Kulturës (13 Dhjetor 1998)
Bashkia Tiranë nxjerr një fond prej 4.5 milion lekë të reja, për ngritjen e një institucioni rikreacioni, i cili do të synojë të kthehet në vendin ku artistet pa mundësi financiare, do të shprehin vlerat e tyre.
Nënkryetari i Bashkise Buron Kaceli shprehet se ndryshimi i kësaj qendre nga Pallati i Kulturës do të jetë se përveç njohurive ata mund te japin edhe shfaqje e ekspozita. Sipas tij ky qytet arti do të ngrihet në ndërtesën tek ish ndërrmarja Migjeni.
” Meqënëse ish shtëpitë e pionerëve dhe të rinisë nuk funksionojnë duke krijuar një boshllëk në jetën kulturore të Tiranës, ky është një konceptim i ri. Në këtë qendër të rinjtë nuk do të marrin thjesht njohuritë e para të artit e muzikës, por do të kenë mundësi talente të ndryshme për t’u përgatitur artistikisht, si dhe për të dhënë koncerte.” – tha ai./tvklan.al