Pezullohet shërbimi i transportit publik
Mbyllen zyrat e gjendjeve civile
Në Tiranë pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi të enjten dhe merret në vijim të planit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Ky vendim përfshin linjat brenda qytetit të Tiranës dhe ato që lidhin kryeqytetin me komunat, atë me Bashkinë e Kamzës dhe Vorës
Më herët kryebashkiaku Veliaj njoftoi edhe mbylljen e zyrave të gjendjes civile. Shërbimet e tyre do të merren online.
Edhe Ministria e Brendshme ka pezulluar të gjitha aplikimit e qytetarëve që duan të pajisen me karta identetiteti dhe pasaporta biometrike. Shumica e këtyre shërbimeve do të kryhen online.
Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar takimet me familjarët e personave që qëndrojnë të izoluar në burgjet e vendit. Mësohet se në ambientet ku më herët zhvilloheshin takime do të instalohen video-projektor që të afërmit të kenë mundësi të komunikojnë me të burgosurit.
Tv Klan