Bashkia Tiranë, urdhër kompanive të ndërtimit: Largoni mbeturinat ndërtimore (22 Nëntor 2000)
Një javë afat për të gjitha objektet e ndërtimit që kanë uzurpuar sheshet jashtë kësaj hapësire. Ky është urdhri më i fundit i bashkisë dalë sot për sistemimin e kantierëve të ndërtimit. Drejtuar Policisë Tiranë, Policisë Ndërtimore dhe Prefekturës, të gjithë kantierët të ndodhura brenda unazës, do të duhen të kthejnë në gjendjen fillestare të gjitha trotuaret, rrugët, sheshet dhe hapësirat e zëna padrejtësisht jashtë sheshit të miratuar.
Këto masa merren kundër ndotjes së ambjentit dhe mjedisit rrethues pasi është vënë re se dhe kur ka mbaruar ndërtimi rreth e qark tij nuk janë hequr mbeturinat ndërtimore. Për zbatimin e këtij urdhëri është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti