Bashkia Tiranës projekt për zgjerimin e urës së Lanës – (27 Janar 2001)


Bashkia Tiranës projekt për zgjerimin e urës së Lanës – (27 Janar 2001)

16:05 27/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rikonstruksioni i rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, do të përfshijë edhe urën e këmbësorëve në Lanë. Sipas projektit të bërë nga bashkia e kryeqytetit, kjo urë do të zgjerohet tërësisht. Ura do të jetë me katër kalime nga automjetet dhe dy trotuaret, duke ngjasuar me urën e madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përveç kësaj në projekt është përfshirë edhe ndriçimi i plotë i të gjithë aksit rrugor, si edhe vendosja e semaforëve.

Për të parë nga afër zbatimin e projektit, i cili do të përfshijë nga të dyja anët e urës së Lanës, prishjen e disa ndërtimeve pa leje, ka mbërritur sot një grup nga bashkia, ku merrte pjesë edhe vetë kryebashkiaku Rama.

Edi Rama, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- “Besoj që ka ardhur koha ta realizojmë atë projekt të vjetër, që xhaxhi Enver e pengoi për arsye, se njerëzit për të shkuar në bllok, duhet të kalonin nga një vijë shumë e ngushtë, në mënyrë që rruga të vijë drejtë dhe të shkojë deri në qendër, duke lehtësuar shumë edhe trafikun edhe fluksin e kalimtarëve. Me një besim paraprak është plotësisht e mundshme për t’u përballuar me kontributet e taksapaguesve të kryeqytetit”.

Realizimi i kësaj ure dhe të gjithë aksit rrugor, parashikohet të mbarojë në verën e këtij viti./tvklan.al






Të ngjashme