Bashkia vendos barriera mbrojtëse tek kryqëzimi i Arkivës


Bashkia vendos barriera mbrojtëse tek kryqëzimi i Arkivës

15:49 27/07/2016

U desh vdekja e sportistes Dhurata Prifti, në një aksident të tmerrshëm që në këtë segment të Unazës, pranë Arkivës Qendrore, të vendoseshin barriera mbrojtëse.

Dy javë pas ngjarjes tronditëse, kryqëzimi po pajiset më të gjithë elementët e sigurisë.

Aksidenti ku humbi jetën 45 – vjeçarja Prifti, nënë e dy fëmijëve, më 13 Korrik.

Ajo u përplas nga Andrea Memollari, i cili u arrestua nga policia pak orë pas tragjedisë.

20 – vjeçari pasi humbi kontrollin e mjetit dhe i kaloi sipër gruas.

Në Qershor të vitit 2015, ai ishte dënuar me 40 orë pune, pasi kishte tentuar të korruptonte disa punonjës policie që e kishin ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Tv Klan






Të ngjashme