Bashkim Fino, intervistë (26 Prill 1999)
Deputeti socialist Bashkim Fino flet për të ardhurit nga Kosova, për regjistrimin e tyre dhe për ndihmat.
Bashkim Fino: Në këtë situatë meqënëse janë shumë të ardhur do të ishte mirë që këta të ardhur të Kosovës të përqëndroheshin në kampingje të caktuara, të mos jenë të shpërndarë në gjithë territorin e Shqipërisë që pastaj ne të mos kemi mundësinë e regjistrimit të tyre apo të menaxhimit të tyre sa më mirë. Ne shohim në të gjitha emisionet e lajmeve dhe në televizionet tuaja por dhe nga Televizionin Shtetëror, që në Rinas zbresin shumë avione, vijnë shumë ndihma të cilat duhet të menaxhohen dhe të vënë në destinacionin e duhur. Besoj se po, unë mendoj se duhet të ketë rrjedhje./tvklan.al