Bashkim Fino intervistë për Partinë Socialiste (13 Maj 1999)


Bashkim Fino intervistë për Partinë Socialiste (13 Maj 1999)

15:50 13/05/1999

Përkrahësit e ish kryesocialistit Fatos Nano heqin dorë nga kërkesa për mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues duke kërkuar votëbesimin e kryesisë socialiste. Disa prej përkrahësve të Nanos kërkojnë që ministrat e kabinetit Majko të mos jenë me anëtarë të Kryesisë Socialiste. Nano vazhdon të jetë në krye të Partisë Socialiste ka deklaruar ish Kryeministri Fino.

Bashkim Fino: Kishte iniciativë të disa anëtarëve të PD-së dhe deputetëve të cilët kërkonin që Nano të rishikonte vendimin e tij të kthehej dhe të rimerrte përsëri drejtimin e partisë, vend të cilin e ka akoma bosh sepse nuk mund t’ja zërë kërkush sipas statutit, sepse vetëm me Kongres mund të zgjidhet kryetari i partisë. Fakti që nuk u votua në mbledhjen e fundit të KPD-së, këtu nuk bëhet fjalë më për rikthim apo për mosrikthim të Nanos, nuk bëhet fjalë me në këto momente, këtu bëhet fjalë që vetë PS duhet të ketë iniciativën e drejtimit të kryesisë së saj akoma dhe më mirë. Partia Socialiste ka nevojë për të gjithë dhe në mënyrë të veçantë për Nanon ka akoma më shumë, sepse për mua Nano është simboli i PS, për mua personalisht.

Gazetari: Duhet të votëbesohet kryesia?

Bashkim Fino: Shumë normale. Unë jam anëtar kryesie dhe nuk kam ndonjë merak se nëqoftëse votëbesohem nga KPD-ja, fitoj apo nuk fitoj kjo pak rëndësi ka. Për mua është normale kur kemi shtyrjen e Kongresit, kur kemi shumë probleme përpara, kur kemi për mendimin tim një dualizëm do thoja që si në mbledhjen e Qeverisë dhe në mbledhjen e Kryesisë ka shumë ministra të cilët do të ishte më mirë mbase, do ishte mirë që Kryesia të ishte një oponencë e fuqishme për Qeverinë e mazhorancës./tvklan.al

Gazeta : Vladimir Lame






Të ngjashme