Bashkim Fino takim me kreun e OSBE Gert Ahrens, procesi zgjedhor – (28 Gusht 2000)


Bashkim Fino takim me kreun e OSBE Gert Ahrens, procesi zgjedhor – (28 Gusht 2000)

22:30 28/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

OSBE i ka kërkuar sot pasdite qeverisë shqiptare, rishikimin e menjëhershëm të listave të votuesve, në bashkëpunim me partitë politike, që kanë shfaqur kontestime. Në takimin me Ministrin e Pushtetit Lokal Bashkim Fino, shefi i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens tha, se duhen shmangur pasaktësitë në lista, kryesisht në dublimet e emrave.

Sipas Ministrit të Pushtetit Lokal Bashkim Fino, procesi i verifikimit të listave të votuesve do të zgjasë nga data 24 Gusht deri më 3 Shtator. Nesër paradite shefi i OSBE-së Gert Ahrens, do të diskutojë problemet teknike të procesit elektoral, me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fotaq Nano, kryesocialistin Fatos Nano dhe kreun demokrat Sali Berisha.

Rishikimi i listave të votuesve, bashkëpunimi me komisionet elektorale dhe me forcat e rendit ishin në qendër edhe të takimit të Ministrit të Pushtetit Lokal Bashkim Fino me 12 prefektët e vendit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme