Bashkim Zeneli, intervistë (18 Shtator 1999)
Vizita e Kancelarit Gjerman Gerhard Shreder në Tiranë është nxitur nga puna e mirë e Qeverisë Shqiptare. Është shprehur kështu Ambasadori ynë në Gjermani Bashkim Zeneli.
Bashkim Zeneli: Mbeshtet në përgjithësi rindërtimin e Shqipërisë, mbështet rivendosjen e institucioneve demokratike dhe natyrisht në këtë drejtim Gjermania ka qënë dhe mbetet një nga partnerët tanë kryesore në BE sepse mbështetja e saj është në të gjitha fushat.
Gazetari: Bëhen përpjekje nga diplomacia shqiptare që të ketë liberalizim të lëvizjes së lirë?
Bashkim Zeneli: Natyrisht problemi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptare jashtë nuk është vetëm një problem teorik i së drejtës ndërkombëtare është dhe një problem praktik që diplomacia shqiptare duhet ta zgjidhë në kanalet e saj në linjën e zgjidhjeve konsullore që duhet të ketë të jenë më të shumta dhe më të vazhdueshme, më të qarta, pra nuk është një problem thjesht me Gjermaninë, problemi është ky që ashtu sic ka dhe mjaft shqiptarë që janë të legalizuar, që kanë ndërtuar familje, që jetojnë, kanë futur fëmijët nëpër shkolla në Gjermani që janë qytetarë të ndershëm dhe që ndërojnë Shqipërinë me personalitetin dhe punën e pastër që bëjnë, ashtu ka dhe mjaft shqiptarë të cilët janë të përzier në akte kriminaliteti e të tjerë, këto për çdo shtet demokratik janë të papranueshme dhe si një masë e kësaj përveç rasteve që janë dhe nëpër burgje është edhe kthimi i detyrueshëm në Shqipëri. Por ka dhe kthime vullnetare, njerëz që kanë punuar mirë, që kanë fituar diçka e ndjejnë se mund të vijnë këtu, mund të bëjnë diçka këtu, mund të investojnë diçka këtu. Ne nuk kemi ndonjë shqetësim të veçantë në këtë drejtim./tvklan.al
Gazetarë: Vladimir Lame, Ornela Bego