Bashkimi Evropian mbledhje urgjente për problemin e Kosovës (30 Maj 1999)


Bashkimi Evropian mbledhje urgjente për problemin e Kosovës (30 Maj 1999)

11:47 30/05/1999

Kjo javë sipas paralajmërimeve të para pritet të jetë me aktivitete intensive të Diplomacisë Ndërkombëtare lidhur me problemin e Kosovës. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të përcaktuar strategjinë për dhënie fund konfliktit në Kosovë.

Nga ky takim mund të dihet data e saktë e takimit të G 8-ës. Parisi dhe Boni kanë kërkuar mbajtjen urgjent të këtij takimi. Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian Marti Ahtisari ka deklaruar se nesër do të rifillojnë bisedimet tripalëshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlandë, Rusi për të parë qëndrimin përfundimtar të Beogradit./tvklan.al






Të ngjashme