Bashkimi i Sindikatave mbështet drejtuesit e furgonëve
Bashkimi i Sindikatave mbështet drejtuesit e furgonëve
Shpërndaje
15:33 18/02/2014Drejtuesit e furgonëve taksi janë të vendosur në kërkesat e tyre. Në takim e këshillit kombëtar të bashkimit të sindikatave që u mbajt në Elbasan, drejtues të furgonëvë 8+1 nga e gjithë Shqipëria, i bënë apel qeverisë të rishikojë vendimin që u mundëson atyre shërbimin edhe në transportin ndërqytetas.Kryetari i Sindikatave të pavarura të Shqipërisë Gëzim Kalaja duke analizuar punën e furgonëvë në vite, u shpreh se ata kanë qënë në shërbim të qytetarëve prej 20 vjetesh. Ai i kërkoi kryeministrit të mendojë për 20 mijë drejtuesit furgonëve që nëse do tu hiqej kjo mundësi do të duhet të punësohen me tej nga qeveria.Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci , në emër të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha garantoi mbështeje për drejtuesit e furgoneve taksi.Të mërkurën sindikatat e pavarura do të zhvillojnë një takim me ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto, të cilit do t’i parashtrojnë kërkesat e tyre. Në ras të një mosdakordësimi me qeverinë drejtuesit e furgonëve janë shprehur se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.