Bashkimi për Demokraci (4 Qershor 1999)
Plani i Paqes për Kosovën do të kuptohet realisht vetëm pasi të fillojë zbatimi. Janë shprehur sot në një konferencë për shtyp liderët e Bashkimit për Demokraci. Ky zhvillim, sipas tyre, duhet parë vetëm si hap i parë i një vendimi që duhet ta detyrojë Millosheviçin të përmbushë 5 kushtet e NATO-s dhe të japë provat se do të veprojë sipas tyre. Bashkimi për Demokraci ndonëse konsideron këtë ngjarje zhvillim pozitiv, sheh si të vetmen zgjidhje tërheqjen e menjëhershme të forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e një forcë ndërkombëtare nën komandën e NATO-s./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego