Bashkimi për Demokraci ka gati kandidatët për zgjedhjet lokale – (28 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Partitë e grupimit Bashkimi për Demokraci, kanë përfunduar përcaktimin e kandidatëve që do t’i ofrojnë Partisë Demokratike, për t’i përzgjedhur. Ky grupim do të marrë pjesë në zgjedhjet si një i vetëm, por vendim-marrja dhe shumica e kandidatëve do të jenë të PD.
Partitë e vogla të këtij grupimi, kanë hartuar një strukturë për ndarjen e zonave, e cila do të studiohet dhe miratohet në mbledhjen e kryesisë së Bashkimit për Demokraci. Por duket se këto parti do të kenë shumë pak pjesë në numrin e madh të kandidaturave për kryetar komune dhe bashkie në të gjithë vendin. Ashtu si dhe në fushatën që sapo ka nisur.
Nga ana tjetër partitë e Bashkimit për Demokraci, kanë deklaruar sot, se fushata parazgjedhore vazhdon të jetë e tensionuar nga sulmet e Aleancës për Shtetin, ndaj strukturave të pushtetit lokal./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego