Bashkimi për Demokraci kërkon zgjedhje të reja (20 Mars 1999)
Koalicioni i Bashkimit për Demokraci do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Kjo ka qënë deklarata më e fundit e liderit demokrat Berisha i cili ka bërë thirrje për t’u ngritur në protesta kundër Qeverisë.
“Ne jemi shumë të vendosur të çojmë vendin drejt zgjedhjeve. Dhe ndaj dhe u bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve të bashkohen në lëvizje për rikthimin e shpresës, për rikthimin e të ardhmes që meritojnë të gjithë shqiptarët.”
Sot Berisha ka paraqitur dhe ato çka i ofron elektorati. Do të rivendosim rendin tha Berisha, sigurinë për jetën, për pronën dhe funksionimin e shtetit ligjor./tvklan.al
Gazetare : Ornela Bego