Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (21 Maj 1999)
Dhunë antiligjore e Presidentit dhe e Parlamentit është cilësuar zëvëndësimi i Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Avni Shehu nga grupimi Bashkimi për Demokraci. Jo vetëm që nuk ekziston asnjë kusht ligjor për shkarkimin e tij u shpreh sekretari demokrat Minarolli por dhe vëtë Gjykata e Lartë nuk është shprehur për marrjen fund të këtij vendimi.
Sipas tyre Presidenti Mejdani ka bërë një shkelje flagrante. Ai është i vetëdijshëm u shprehën ata sepse në kushtet e një qeverisje të dështuar dhe të diskretituar, vetëm nëpërjet gjymtimit të shtetit ligjor e të demokracisë, mund të mbajë dhe të forcojë pushtetin për vete dhe për klanin e tij.
Bashkimi për Demokraci i ka kërkuar sot publikisht organizmave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri të shprehen sipas tyre për këtë shkelje flagrante të dispozitave kushtetuese./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego