Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (3 Dhjetor 1999)
Kryeministri Meta po kërcënon institucionet me deklaratat dhe veprimet e tij të fundit. Ka qënë ky qëndrimi i sotëm i grupimit Bashkimi për Demokraci pas deklaratave të Metës dhe vizitave në institucionet kryesore si Prokurori dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Meta u shprehën liderët e këtij grupimi sot, në vend që të vinte para përgjegjësisë ata që kanë organizuar kontrabandën dhe korrupsionin, ju drejtua organeve të drejtësisë dhe një ushtaraku të lartë që arriti të denoncojë publikisht abuzimet me tenderat. Sipas këtij grupimi këtë veprim nuk kanëguxuar ta bëjnë as paraardhësit socialistë Nano dhe Majko. Bashkimi për Demokraci ka protestuar edhe ndaj thirrjes së Kryeministrit për Prokurorinë për të përfunduar çeshtjen Hajdari. Sipas tyre kjo nënkupton se Kryeminstri aktual ka ditur me kohë vrasësit e deputetit Azem Hajdari./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego