Basket, Shqipëria humbet thellë me Serbinë
Vajzat kuqezi munden një diferencë prej 105 pikësh
Tjetër humbje për Kombëtaren e basketbollit të vajzave, pas asaj me Lituaninë në transfertë. Shqipëria në Durrës u mund nga Serbia me rezultatin e thellë 139 – 34.
Një diferencë e madhe 105 pikë për vajzat kuqezi. Një tjetër disfatë e përfaqësueses shqiptare që po rinovohet.
Çereku i tretë ishte më i vështiri për Shqipërinë, pasi shënoi vetëm 4 pikë. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Turqisë më 12 Nëntor të 2020.
Tv Klan