Basketboll, Fenerbahçe – Olympiacos në finalen e Final Four
Finalja e Euroligës në basketboll do të jetë e gjitha ballkanase. Përballë do të jenë turqit e Fenerbahçes me grekët e Olimpiakos.
Në Stamboll, Fenerbahçe fitoi me 9 pikë avantazh ndaj Real Madridit, 84-75. E gjithë skuadra ishte në sulm dhe në mbrojtje me një organizim thuajse perfekt të lojës. Për madrilenët me i miri në fushë ishte Sergio Llull, me 28 pikë dhe 8 asiste.
Feneri shënoi që në fillim dhe ruajti avantazhin e vazhdueshëm ndaj spanjollëve. Në Sinan Erdem Dome, përballë 16 mijë spektatorëve, feneri ishte i pandalshëm duke siguruar finalen.
Më herët Olympiakos eliminoi CSKA-në e Moskës, në një ndeshje dramatike me një avantazh prej vetëm 4 pikësh 78-82. Megjithëse rusët u shkëputën në pjesën e parë, Olympiakos barazoi në pjesën e tretë dhe në të fundit përmbysi gjithçka.
Finalja që do të luhet të dielën, do të jetë tejet e luftuar për shkak të rivalitetit të lartë që ka edhe mes dy popujve edhe ne sport.
/Tv Klan