Basketboll, Kombëtarja e femrave e nis me humbje
Kombëtarja e femrave në basketboll e nisi me humbje fazën kualifikuese të Europianit 2019.
Vajzat kuqezi u mundën thellë 122 – 37 nga Rusia në sfidën e luajtur në Tiranë. Përfaqësuesja ruse arriti një avantazh prej 40 pikësh që në 10 minutat e para. Çereku i dytë ishte më i miri për Shqipërinë ku shënoi 17 pikë.
Kombëtarja e femrave në basketboll do të luajë ndeshjen e radhës më 15 nëntor në fushën e fushën e Hungarisë./Tv Klan