Basketboll për femra, Tirana kampion – (29 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një rast i rrallë është rregjistuar në turneun final të Play Off-it në Basketboll për vajza. Tirana është shpallur kampione në tavolinë duke e marrë trofeun kombëtar pa zhvilluar ndëshjen e tretë finale me Skënderbeun. Gjithçka ka ndodhur dje në mesditë në mjedisin sportive të “Farie Hotit”.
Ndërsa pritej të zhvillohej takimi i tretë ai deciziv ndërmjet Tiranës e Skënderbeut, korçaret kanë refuzuar të dalin në parket duke pretenduar se nuk ishin dakort me arbitrat ndërkombëtar, duke kërkuar që ndeshjen ta drejtonin arbitra të tjerë jo nga kryeqyteti. Polemikat kanë vazhduar gjatë deri kur drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit kanë vendosur zhvillimin e ndeshjes.
Vajzat korçare nuk kanë dalë në fushë. Kështu Tirana pasi ka realizuar formalisht koshin klasik ka marrë edhe kupën dhe bashkë me të edhe titullin e 41 kampion. Ndërkohë dy takimet e para të zhvilluara në Tiranë e Durrës kishin përfunduar respektivisht me fitoret 75 me 70 për Skënderbeun dhe 79 me 72 nga Tirana./tvklan.al