Basketbolli i femrave në aktivitetet ndërkombëtare


Basketbolli i femrave në aktivitetet ndërkombëtare

15:57 17/11/2016 https://youtu.be/x5yG_MKi52I

Kombëtarja e vajzave po përgatitet për dy ndeshjet e fundit kulaifikuese të Eurobasket 2017. Shqipëria nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në këtë fushatë, por po punohet për të krijuar përvojë për të ardhmen.

Trajneri Xhelal Kalaja ka grumbulluar lojtare nga kampionati vendas për sfidat me Malin e Zi dhe Britaninë e Madhe, që do të zhvillohen të shtunën dhe të mërkurën në Tiranë.

Xhelal Kalaja, trajner i Shqipërisë:

Pjesëmarrja të jep mundësinë që të mendosh për investime dhe për grumbullime më të shpeshta, për të njohur më mirë spotitstet dhe kështu seleksionimi vjen natyral.

Xhelal Kalaja vlerëson edhe nivelin e kampionatit shqiptar ku mund të veçosh lojtare për çdo ekip. Federata Shqiptare e Basketbollit synon të rrisë nivelin e Kombëtarëve A, por duke e nisur edhe nga ekipet e moshave.

Zyrtari i saj Korab Llazani trgeon se rezultatet do të vijnë me pjesëmarrjet në aktivitet ndërkombëtare, ku është konfrimuar prania edhe për këtë sezon.

Korab Llazani, sekretar i Përgjithshëm i FSHB-së:

Jemi në eliminatoret e kampionatit botëror ku e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe në Europianet e moshave mashave. Natyrisht nuk pretendojmë cilësi maksimale, por kjo do të vijë gradualisht.

Shqipëria mungonte prej disa kohësh nga aktivitetet ndërkombëtare, por tashmë është rikthyer me një strategji ku frytet priten pas disa vitesh./ TV KLAN






Të ngjashme