Bastiset shtëpia e Jakup Krasniqit


Bastiset shtëpia e Jakup Krasniqit

09:29 04/11/2020

Prej orës 06:00 të mëngjesin ka nisur bastisja në shtëpinë e kreut të Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.

Gazetarja e Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha thonë se operacioni vijon dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë thjeshtë për bastisje, apo mund të ketë urdhërarrest për ish-Zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Krasniqin. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryhen bastisje në disa vende, përfshirë edhe shtëpinë e Krasniqit.

Dalloshi thotë se për momentin nuk ka informacione të tjera, ndërsa një reagim ka pasur nga nipi i  Krasniqit, me anë të një statusi në rrjetet sociale duke e cilësuar të turpshëm operacionin e Zyrës së Prokurorit Specializuar, që është në mbështetje të policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Krasniqi i cili është intervistuar në Korrik të vitit të kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ka mbajtur edhe postin e kreut të Kuvendit të Kosovës. /tvklan.al






Të ngjashme