Batalioni “San Marko” pret refugjatët kosovarë në Vlorë (5 Qershor 1999)
Kampi i të shpërngulurve nga Kosova në qytetin e Vlorës i ndërtuar nga Italia dhe i menaxhuar nga punonjësit e mbrojtjes civile italiane, strehon rreth 7 mijë të shpërngulur në kushtet nga më të mirat. Falë eksperiencës që Italia ka në këtë drejtim problemet sociale dhe mjekësore janë të pakta. E organizuar në formën e një qyteze ku çdo bllok ka formën e një mini lagjeje, me emërtime rruge dhe adresa të sakta për çdo familje, marrëdhëniet mes të ardhurve janë mjaft të mira.
Çdo grup çadrash ka kuzhinën dhe mensën e vet, si dhe një personel të kualifikuar me psikologë, mjekë e punonjës social. Për përballimin e problemeve shëndetësore të të ardhurve këtu funksionon një spital fushor i mirëpajisur, nga repartet e kirurgjisë, të lindjeve dhe sëmundjeve infektive. Grupçezmat dhe dushet funksionojnë pa ndërprerje.
Këtu ka dhe ambjente shplodhëse dhe organizime të shfaqjeve të ndryshme artistike. Mbrojtja e këtij kampi i është besuar Batalionit “San Marko” të dislokuar në Vlorë. Shqetësimi për një integrim sa më të shpejtë të kosovarëve në realitetin e jetës ka gjetur jo vetëm përkrahjen e drejtuesve e banorëve të kampit por edhe të Pushtetit Lokal./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko