Vrasja e Klodian Rashës, Baton Haxhiu: Moralisht Lleshaj duhet të japë dorëheqjen


Vrasja e Klodian Rashës, Baton Haxhiu: Moralisht Lleshaj duhet të japë dorëheqjen

23:05 09/12/2020

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në emision “Opinion” në Tv Klan është shprehur se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Haxhiu u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe ministri moralisht duhet të japë dorëheqjen si një akt për të treguar se është bërë një faj i rëndë.

Politikisht një ministër nuk duhet të japë dorëheqje, politikisht një ministër vetëm nëse mbron ngjarjen protestuesit kanë të drejtë të shkojnë e ti kërkojnë dorëheqjen. Por etika mbas këtij brutaliteti nuk mund të qëndroj aty. Ai duhet të thotë se për shkak të kësaj ngjarje iki dhe nuk mund të vazhdoj dot më detyrën” , u shpreh Haxhiu.

Ndërkohë në rrugët e Tiranës vijon protesta për vrasjen e Klodian Rashës. Mijëra qytetarë kanë kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, po ky i fundit në një reagim ka thënë se ngjarja do zbardhet deri në fund./tvklan.al






Të ngjashme