Bavaria në zgjedhje rajonale parlamentare


Bavaria në zgjedhje rajonale parlamentare

10:27 14/10/2018

Në Bavari zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare rajonale. Sondazhet tregojnë rënie drastike të popullaritetit për aleatët social-kristianë të Kancelares Merkel, që qeverisin rajonin.

Ata pritet të humbin 15% të elektoratit në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Rezultati i dobët shihet nga disa analistë, si një votë proteste kundër politikave anti-emigracion të ministrit të Brendshëm Horst Zehofer, i cili drejton social-kristianët.

Këto zgjedhje pritet të rivënë në diskutim balancat në koalicionin qeverisës gjerman, por Merkel mund të dalë e fituar pasi zëri opozitar i Zehoferit për politikat e saj për dyert e hapura ndaj emigrantëve, mund të shuhet.

Për të parën herë në parlamentin rajonal do të përfaqësohen edhe euroskeptikët e djathtë të Alternativës për Gjermaninë.

Tv Klan






Të ngjashme