12:20 22/12/2013 Bayern Munchen është shpallur kampion i Botës për Klubet, pasi ka mundur në finale marokenet e Raja Casablanca. Bayern ka fituar takimin e zhvilluar në Marrakesh me rezultatin 2 – 0 duke zotëruar sfidën me ekipin maroken që ishte supriza e këtij aktiviteti. Golat janë shënuar të dy në pjesën e parë. Autorët e tyre kanë qenë Dante dhe Thiago Alcantara. Pep Guardiola ka aktivizuar në këtë takim edhe Xherdan Shaqirin. Ky trofe i shtohet atyre të fituar gjatë 2013 që në total janë pesë. Ekipi gjerman këtë vit ka fituar edhe Champions League dhe Superkupën e Europës. Bayern Munchen e kishte fituar titullin botëror edhe më parë, kur aktiviteti mbante emrin Kupa Interkontinentale. Në vendin e tretë në Botërorin e Klubeve u rendit Atletico Mineiro që mundi Guangzgou me rezultatin 3 – 2.