Bayern merr trofeun e kampionit
Bayern Munchen mori të shtunën trofeun e kampionit në Në Gjermani i siguar disa javë më parë. Lojtarët bavarezë festuan me dushin e birrave, një traditë në futbollin gjerman. Bayern e humbi takimin e fundit të kampionatit me Stuttgart me rezultatin 4 – 1, por kjo nuk zbehur gëzimin për suksesin e këtij sezoni.
Ky është titulli i 28 dhe i gjashti radhazi, duke treguar hegjemoninë në futbollin gjerman. Një ditë historike por e trishtuar për Hamburg pjesë e të cilit është Mërgim Mavraj, por që javët e fundit u la të stërvitej me ekipin e dytë. Ekipi i njohur zbriti për herë të parë në 55 vjet Bundesliga 1 një kategori më poshtë.
Zemërimi i tifozëve kapi kulmin në fundin e takimit. Ata hodhën flakadanë në fushë duke e pezulluar ndeshjen për 15 minuta. Ndërhyrja e policisë ktheu qetësinë. Fitorja 2 – 1 me Monchengladbach nuk shërbeu, pasi Wolfsburg mundi 4 – 1 Koln.
Tv Klan