Bayern sërish kampion në Bundesliga


Bayern sërish kampion në Bundesliga

19:34 07/04/2018

Bayern fiton jashtë fushe në Augsburg dhe siguron titullin kampion në Gjermani për herë të 6 radhazi dhe trofeun e 28 në histori. Këtë sezon bavarezët e mbyllën 5 javë para përfundimit të kampionatit.

Ky titull shënon edhe një rekord pasi asnjë skuadër në Gjermani nuk kishte fituar 6 trofe radhazi. 4-1 fitoi skuadra e Heynckes dhe golat u shënuan nga Tolisso, Rodriguez, Robben dhe Wagner. Bayern “e vrau” Bundesligën edhe sivjet me një diferencë prej 20 pikësh nga vendi i dytë. Ky është edhe titulli i Robert Levandowskit që me 26 gola të shënuar me shumë mundësi do të shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ndjekësi më i afërt ka 13. Është edhe një tjetër fitore e legjendarit Jupp Heynckes, tekniku që erdhi më sezonin e filluar pas largimit të Carlo Ancelottit më 6 Tetor të viti që shkoi.

Heynckes, fitoi edhe një tripletë titujsh në sezonin kur Guardiola u largua nga Mynihu. Trajneri po drejton skuadrën dhe në garën e Champions dhe të kupës së Gjermanisë. Këtë sezon Bayern ka patur edhe statistika mbresëlënëse. 2.7 gola për ndeshje, mesatarisht 87% pasime të sakta, asnjë karton i kuq. Me pak fjalë kampionë të vërtetë.

Tv Klan






Të ngjashme