Bayern synon të rinovohet
Planifikon emra të rinj për mesfushën
Bayern Munchen po synon të afrojë talente të rinj në ekip përpara se vlera e tyre në treg të rritet. Mesfuha është reparti ku synohet të afrohen madje mediat gjermane përmendin edhe disa emra.
Eduardo Camavinga i Rennes po pëlqehet edhe nga skuadra të tjera përfshi Real Madrid. 18-vjeçari po spikat me ekipin e tij aktual, duke marrë minuta edhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Dennis Zakaria është pjesë e Borussia Monchengladbach, por pëlqehet nga bavarezët. 24-vjeçari ka pëevojën e duhur për të bërë hapin e madh.
Te Monchengladbach aktivizohet një tjetër objektiv Florian Neuhaus, 23 vjeç. Lucien Agoume është në listën e drejtuesve të Bayern. Kartoni i tij zotërohet nga Inter, por luan me Spezia.
Tv Klan