BBC: Qendra e Bamirësisë Nënë Tereza ‘shiti fëmijë”


BBC: Qendra e Bamirësisë Nënë Tereza ‘shiti fëmijë”

20:51 05/07/2018

Një grua që punonte në Qendrat e Bamirësisë së Nënë Terezës në Indi është arrestuar nën akuzën e shitjes së një bebeje 14-ditëshe.

“BBC” raporton se dy gra të tjera që punojnë në të njëjtën qendër misionare në shtetin e Jharkhand në Indinë lindore janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për raste të tjera të mundshme.

Veprimet e policisë erdhën pas disa denoncimeve në Komitetin për Mirëqenien e Fëmijëve. Ndërkohë, zyrtarët e qendrës misionare nuk kanë dhënë komente për BBC.

Një zyrtar i policisë i tha transmetuesit britanik se “ne kemi zbuluar se janë shitur edhe disa bebe të tjera nga e njëjta qendër. Kemi mësuar emrat e nënave të këtyre fëmijëve dhe po hetojmë”.

Nobelistja për Paqe Nënë Tereza, e cila humbi jetën në vitin 1997, themeloi misionet e bamirësisë në vitin 1950.

Këto misione kanë më shumë se 3000 murgesha në të gjithë botën, të njohura si Motrat e Nënë Terezës.

Ne po hetojmë shitjen e një të porsalinduri tek një çift në Uttar Pradesh për rreth 1500 euro

”, tha Rupa Kumari për BBC, “por çiftit i është thënë se paratë do të shkonin për shpenzimet e spitalit.”

Çifte të shumta blejnë ilegalisht fëmijë në Indi për shkak të ligjeve të vështira dhe pritjes së gjatë për adoptime. Gjatë vitit financiar 2015-2016 janë kryer vetëm 3 011 adoptime, kundrejt një liste pritjeje prej 12 000 çiftesh./tvklan.al





Të ngjashme