BD: PS të tërheqë kandidatin në Shijak
Bindja Demokratike ka kërkuar tërheqjen nga gara për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, i përfshirë në një bisedë telefonike me Astrit Avdylajn, të cilit i kërkohet të ndërhyjë për anulimin e një gjobe.
“Bindja Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatit të Partisë Socialiste në Bashkinë e Shijakut, që do të ishte prova minimale për të treguar vullnetin e maxhorancës për realizimin e zgjedhjeve brenda standardeve më 30 Qershor.”
Bindja Demokratike kërkon gjithashtu nga organet kompetente sqarim edhe lidhur me pozicionin dhe mundësinë e implikimit në këtë skandal edhe të kandidates së Partisë Socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, duke pasur si qëllim moslejimin e përfshirjes në garën e 30 Qershorit të personave me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në kryerjen e krimeve zgjedhore, siç e parashikon edhe ligji i Dekriminalizimit.
Tv Klan