BDI, partia shqiptare me më shumë deputetë


BDI, partia shqiptare me më shumë deputetë

11:15 16/07/2020

Ahmeti: Fitorja e BDI, fitore e të gjithë shqiptarëve

Kur procesi i numërimit po vjen drejt fundit, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë fituar 33 deputetë. Numrin më të lartë të deputetëve e ka Bashkimit Demokratik për Integrim, me 15 mandate.

Mediat maqedonase kanë listuar emrat e deputetëve shqiptarë në radhët e BDI, të cilët kanë siguruar karrigen në parlamentin e ri. Ata janë Izet Mexhiti, Arben Ziberi, Arbër Ademi, Berat Ajdari, Merita Koxhaxhiku, Talat Xhaferi, Ismail Jahoski, Arbana Pasholli, Ali Ahmeti, Florin Besimi, Arta Bilalli-Zendeli, Naser Nuredini, Bajram Rexhepi, Vjollca Latifi Ademi, Bajram Kadrija.

Kreu i BDI, Ali Ahmeti tha se fitorja e partisë së tij në këto zgjedhje, është fitore e të gjithë shqiptarëve.

“Me këtë fitore të BDI-së kanë fituar shqiptarët dhe nuk ka humbur askush sepse ne u jemi dalë zot të vërtetë ashtu siç kemi qenë edhe më parë. Jemi fitues absolut të zgjedhjeve”, tha Ahmeti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut zhvillohen për 120 deputetët e Kuvendit. Ato u mbajtën për 3 ditë me radhë për shkak të pandemisë.

Në bazë të rezultateve të deritanishme LSDM ka fituar 46 deputetë, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca Alternativa 12, “E majta” dhe PDSH 1 deputet. Por këto ndarje të mandatave mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave./tvklan.al






Të ngjashme