BDI zbulon emrat e ministrave shqiptarë
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni ka vendosur emrat e ministrave të rinj të qeverisë që do të kryesohet nga Zoran Zaev.
Kabineti i ri qeveritar i Maqedonisë do të ketë 4 ministra të BDI-se dhe dy kryeministra nga e njëjta forcë politike.
Hazbi Lika, ish- kryetari i Komunës së Tetovës, është propozuar për postin e Zv/kryeministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, ndërsa zv.kryeminsitri tjetër për çështjet e euro-integrimit është Bujar Osmani.
BDI i ka besuar Ministrinë e Ekonomisë Kreshnik Bekteshish, ndërsa Dikasterin e drejtësisë Bylent Salihut, anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së.
Nënkryetari i partisë shqiptare, Sadulla Duraku do të udhëheqë Ministrinë e Ekologjisë. Ministri pa portofol i propozuar është Ramiz Merko.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Pushtetit Lokal, gjithashtu do të drejtohen nga shqiptarët, të cilat kreu i koalicionit qeverisës ja ka besuar partisë së Ziadin Selës.
Partia tjetër shqiptare e cila pritej t’i bashkohej qeverisë, Lëvizja Besa vendosi të mos jetë në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit.
TV KLAN